Merrnin pjesë bashkatdhetarë të shumtë, akademikë, historianë, shkrimtarë, artista... të ndryshëm
Në sfond të sallës që ishte zbukuruar si për festë, ishte portreti i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dy Flamujtë Kombëtarë, ai Shqiptar dhe ai Amerikan, si edhe portrete të ndryshëm të patriotëve shqiptarë.
Ndërsa të ardhurit hyjnë në institut, takohen, përqafohen me njëri tjetrin me urimin: Gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë, Gëzuar Festën e Flamurit tonë të shenjtë, në ambientet e institutit dëgjohej muzikë patriotike.
Unë, duke patur fatin e mirë që këto dy instituciuone të rëndësishme në diasporën tonë, organizuesit e konferencës shkencore, më besuan drejtimin e simpoziumit..., ftova në tribunën qendrore: Zotin Rrape, Ruci, Prof. dr. Skënder Kodra, Prof. Adem Harxhi, poeten, militanten e mirënjohur, Prof. Rita Saliu, Prof. Fatos Daci, Kryetar i Dhomës Dibrane.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare, shqiptarë dhe amerikanë, fjalën e mori i zoti i shtëpisë zoti Rrape Ruci, i cili uroi mirëseardhjen gjithë pjesëmarrësve.
Më pas Prof. dr. Skënder Kodra deklaroi të hapur konferencën. Midis të tjerave, ai foli për rëndësinë e madhe që ka Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane dhe kjo datë për të cilën ne jemi mbledhur sot... Gjithashtu Dr. Kodra në vazhdim të fjalës së tij, ftoi të pranishmit të mbajnë një minute heshtje në kujtim të gjithë atyre shqiptarëve që kanë dhënë jetën gjatë këtyre 100 vjetëve në mbrojtje të çështjeve të mëdha të kombit tonë.
Bashkatdhetarë të ndryshëm të ardhur nga New York-u dhe shtetet e tjera të Amerikës, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, doktorë, historianë, akademikë, mbajtën referate, ku tema kryesore, sigurisht ishte ajo e ditës së shenjtë të flamurit tonë.
Dr. Adem Harxhi mbajti kumtesën: "Konferenca e Paqes në Paris. Wudrow Willson dhe pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.
Prof. Sami Repishti, në pamundësi për mospjesëmarje, kishte dërguar përshëndetjen e tij,të cilën e lexoi prof. Bajram Doka.
Gjithashtu edhe prof. Agron Fico, nënkryetar i akademisë në pamundësi të mospjesëmarrjes së tij, meqenëse ndodhet në Shqipëri, kishte dërguar përshëndetjen e tij: "E ardhmja e kombit Shqiptar- bashkimi i gjithë trojeve etnike: një gjuhë, një flamur, një komb.Përshëndetjen e lexoi zoti Prend Qeta.
Zonja Eleonora Gjoka, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë mbajti kumtesën e përgatitur nga ajo vetë. Gjithashtu zonja Gjoka lexoi edhe kumtesën e zotit Klodian Gjoni, kandidat doktor i shkencave, me titull: "Kontributi në shpalljen e Pavarësisë i krahinës së bregdetit"
Prof. Mark Gecaj lexoi kumtesën e Prof. dr. nga Kosova, Jusuf Osmani: "Shqiptarët e Kosovës në luftë shekullore kundër pushtetit serb"
Piktori, skenografi, aktivisti i mirënjohur në komunitet, zoti Astrrit Tota, mbajti referatin: "Ismail Qemali, shtetari dhe arkitekt i Pavarësisë së Shqipërisë" Gjithashtu zoti Tota kishte punuar portretin e burrit të shquar të kombit tonë Ismail Qemali, të cilin ia fali akademisë.
Zonja e nderuar Age Ivezaj mbajti referatin: "Hasan Prishtina, bashkpunëtor i Ismail Qemalit" si edhe "Isa Boletini dhe roli i tij në Pavarësinë e Shqipërisë.
Historiani, shkrimtari, Kryetari i Dhomës Dibrane, Prof. Fatos Daci, mbajti referatin: "Raportet fetare, bashkjetesa dhe kontributi i komuniteteve fetare për shpalljen e pavarësisë".
Poetja, aktivistja e mirënjohur, Prof. Rita Saliu, dekoruar nga Presidenti i Republikës mbajti referatin e përgatitur nga ajo vetë.
I ardhur posaçërisht nga Virginia bashkë me nipin e tij, shkrimtari i mirënjohur, avokat Petraq Pali mbajti referatin: "Vështrime mbi aktivitetin dhe patriotizmin e krahinës së Himarës"
Ardhja e shkrimtarit Petraq Pali, koincidoi edhe me një ngjarje tjetër të shënuar atë ditë, Bashkia e Vlorës dekoroi babanë e tij, Mësuesin e Merituar Janko Pali me titullin e lartë: "Qytetar Nderi i Qarkut të Vlorës"
Studjuesi i njohur Ilo Foto, mbajti referatin: "Zhvillimi një shekullor i bujqësisë në trevat arbërore ballkanike.
Përshëndetën gjithashtu edhe zotërinjtë Shaban Gashi, Agim Boba, Prend Qeta, Nelson Çabej, si edhe Kryetari i Shoqatës "ÇAMËRIA" Prof. Sali Bollati.
Me emocione u prit edhe përshëndetja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. U lexuan edhe përshëndetja nga Konsullata e Përgjithshme e Austrisë, përshëndetja nga Presidenti i Ligës Qytetare Amerikane, Jozef DioGuardi, përshëndetja nga Presidenti i Shoqatës Shkrimtaro-Amerikanë, Adnan Mehmeti, përshëndetja nga Kryetari i Shoqatës "Bijtë e Shqipes" Philadelphia, Sadik Elshani.
Viktor Hasa recitoi poezi për Flamurin.
U lexua edhe përshëndetja e Dr. Namik Shehut, i cili nuk mund të merte dot pjesë në atë aktivitet.
Prof. Dr. Skënder Kodra ndau edhe çertifikatat me tituj të ndryshëm për disa nga anëtarët e asaj akademie, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në aktivitetet e ndryshme që ajo Akademi ka zhvilluar nëpër vite. Disa nga emrat janë: Dr. Dhorka Dhamo, Dr. Namik Shehu, znj. Age Ivezaj, Znj. Rita Saliu, Z. Astrit Tota, z. Mike Paçuku, z. Mentor Mata, Prof. Mark Gecaj, studjuesit Agim Boba...
Një kontribut të madh në përgatitjen e aktivitetit dhanë zotërinjtë Mike Paçuku, Bajram Doka, Mentor Mata.
Aktiviteti i ndoq nga ARB TV Tirana Studio Production si edhe dy televizione të tjerë lokale.
Për pjesëmarrësit u shtrua kokeil.
Për personalitetet që kishin ardhur nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, dhe shtete të tjera jashtë Nju Jorkut, Instituti Gjergj Kastrioti Skënderbeu kishte siguruar edhe fjetjen e tyre.
Kështu u mbyll Konferenca Shkencore për 100 vjetorin e Lavdishëm të Pavarësisë së Shqipërisë për t'u ritakuar përsëri të gjithë së bashku si komunitet ditën e mërkurë, më 28 Nëntor 2012 Bowling Green Park 26 Broadway, New York, NY,10004 në ceremoninë e përvitshme të ngritjes së Flamurit Kombëtar Shqiptar, organizuar nga këto dy institucione: Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane dhe Instituti Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili do të valvitet pesë ditë resht përkrah Flamurit Kombëtar Amerikan. |